Zelensky u bën thirrje liderëve botërorë: Putin ka nisur Luftën e Tretë Botërore dhe duhet të ndalet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është shprehur për mediat ndërkombëtare se Presidenti se Putini e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore dhe e vetmja përgjigje është presioni intensiv ushtarak dhe ekonomik për ta detyruar të tërhiqej.
“Unë besoj se Putini e ka filluar tashmë. Pyetja është se sa territor do të jetë në gjendje të pushtojë… Rusia dëshiron t’i imponojë botës një mënyrë jetese të ndryshme dhe të ndryshojë jetën që njerëzit kanë zgjedhur për veten e tyre.”
Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë 20% të rajonit lindor të Donetskut që ajo ende e mban – një linjë qytetesh që Ukraina i quan “qytete fortesa” – si dhe më shumë tokë në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë.
Zelensky ka mohuar se kjo do të ndodhë, sepse Ukraina nuk do të lëshojë asnjë centimetër nga toka e vet.
“Unë e shoh këtë ndryshe. Nuk e shoh thjesht si tokë. E shoh si braktisje – dobësim të pozicioneve tona, braktisje të qindra mijëra njerëzve tanë që jetojnë atje. Kështu e shoh unë. Dhe jam i sigurt se kjo ‘tërheqje’ do ta ndante shoqërinë tonë.”
Duke folur për transmetuesin britanik BBC, ai ka thënë këtë fundjavë nga selia e qeverisë në Kiev se Ukraina do ta përfundojë luftën me fitore, sepse Rusia po tërhiqet nga një territor strategjik që nuk ka arritur ta pushtojë pavarësisht sakrificës së dhjetëra mijëra ushtarëve.
Diplomatët perëndimorë kanë lënë të kuptohet që nga vera e kaluar se Trump është dakord me Putin, se lëshimet territoriale nga Ukraina janë çelësi i armëpushimit që presidenti amerikan dëshiron, idealisht para verës së ardhshme.
Shumë analistë jashtë Shtëpisë së Bardhë gjykojnë gjithashtu se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën dhe, pa i bërë lëshime Moskës, do ta humbasë atë.