Zbukurimet e Shën Valentinit me tematikë LGBT-je në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, aktivistët protestojnë: Turp dhe fyerje për familjet shqiptare

Teksa nesër do të festohet “Shën Valentini”, aktivistët Brizida Gjikondi dhe Andi Tepelena kanë dalë në protestë kundër zbukurimeve të Bashkisë Tiranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Gjikondi ka hedhur akuza ndaj Bashkisë Tiranë, se ka bërë zbukurimet për 14 shkurtit me tematikë LGBT-je, teksa e konsiderojnë diçka të tillë si fyerje për familjet shqiptare.

Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Bashkia e Tiranës, ka vendosur që të bëjë zbukurimet për 14 shkurtin, me tematikë LGBT-je. Kjo është fyerje, një provokim për të gjitha familjet shqiptare. Ligjin në Shqipëri, edhe sipas Kushtetutës, e bën familja, ajo është pjesa më e shenjtë e këtij kombi”, deklaron ajo.

Ndërsa më tej, aktivistja i ka bërë thirrje Bashkisë Tiranë që të tërhiqet nga agjenda e LGBT.

Bashkia e Tiranës, nuk e di se çfarë agjende ka, por në ligj ajo përfaqëson të gjitha interesat e qytetarëve shqiptarë dhe nuk asnjë detyrë të përfaqësojë orientimi seksual të pakicave. Unë besoj që qytet duhet të bazohet mbi familjen dhe të stimulosh rininë dhe ta orientosh drejt kësaj gjëje, flet shumë”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT