Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Policia greke ka arrestuar 4 persona pas vrasjes së 17-vjeçarit shqiptar dhe plagosjes së një 19-vjeçari.

Mes të arrestuarve është edhe autori i dyshuar i vrasjes, gjithashtu 17 vjeç.

Aleks Vangjeli, 17 vjeç, humbi jetën si pasojë e goditjeve me thikë.

Sipas informacioneve,vëllai i 17-vjeçarit e dërgoi të miturin në spital, por ai ishte tashmë i vdekur.

Në të njëjtën kohë, paraditen e së premtes, një 19-vjeçar, mik i 17-vjeçarit, u dërgua në të njëjtin spital i plagosur me thikë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas raportimeve, grupi i viktimës ishte takuar me grupin e autorit të dyshuar për të “zgjidhur” një vjedhje që kishte ndodhur disa kohë më parë, pa u sqaruar ende roli i secilit në këtë çështje.

Një mjek nga Spitali i Korinthit deklaroi se, sipas vlerësimit të kolegëve të tij, 17-vjeçari kishte ndërruar jetë disa orë para se të transportohej në spital. Ai kishte një plagë pranë zemrës, ndërsa mjeku theksoi se përgjigjet përfundimtare do të jepen nga ekzaminimi mjeko-ligjor.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT