Videoskandali i kushtoi karrierën politike! Safet Gjici nuk ndalet, kërkon PAFAJËSINË nga Kushtetuesja

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar nga Gjykata Kushtuese pafajësinë e tij.

Burimet bëjnëme dije se Gjici kërkon prishjen e vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm dhe shpalljen e tij të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Kujtojmë se Gjici u dënua nga shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite, për aferën seksuale në zyrat e bashkisë së Kukësit me Alma Kaçin, e cila bëri xhiron e rrjetit.

Në majin e 2025, për arsye shëndetësore Gjici doli nga qelia për të vijuar me shlyerjen e dënimit të mbetur në shtëpi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT