VIDEO: Kush është personi brenda kësaj makine në 20 shkurt 1991?

36 vite më parë, në dhjetor 1990, Shqipëria u përfshi nga protesta për rënien e komunizmit. Dy muaj më pas turmat përmbysën shtatoren e diktatorit Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Prej atëherë spekulimet kanë qenë të shumta. Por dy kanë qenë pikëpyetjet që kanë trazuar më shumë skenën politike të vendit. Këta që morën flamurin e antikomunizmit ishin vetë komunistë, madje Berisha kërkonte nga turma të brohotitej për Ramiz Alinë. Si është e mundur?

Dhe e dyta: Kush e rrëzoi realisht dy muaj më pas shtatoren dhe ku ishte atë ditë ai që thotë me mburrje se ka meritën e përmbysjes së diktaturës Berisha nuk ishte atë ditë me turmën që rrëzoi shtatoren. Si ka mundësi?

Ai vetë ka dhënë disa versione për këtë mungesë, por nuk e ka pranuar që gjendej brenda kësaj makine.

Kjo është një makinë që atë ditë ka qarkulluar brenda perimetrit të sigurisë të protestës. Ndërkohë që njerëzit përlesheshin me policët, kjo makinë u pa të lëvizte brenda atij perimetri ku mund të qarkullonin vetëm persona shumë të besuar.

Pamjet nuk duken qartë, por silueta ngjason shumë me atë të Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT