U shkarkua nga SPAK pas fotos virale me Erion Veliaj, gjyqtari Gerd Hoxha fiton në KLGJ, i jepet “dritë jeshile” për të vijuar garën në GJKKO

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ditën e sotme ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figurës duke i hapur dritën jeshile rrugëtimit të gjyqtarit Gerd Hoxha, në Gjykatën Antikorrupsion.

Burime për gazetaren Anila Hoxha, bëjnë me dije se në lidhje me këtë anëtarët e KLGJ votuan 7 pro dhe 3 kundër.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e stome Këshilli i dha të drejtë gjyqtarit Hoxha, duke u bazuar në urdhërimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar garën si kandidat në GJKKO.

Përmes këtij vendimi Gjykata e kualifikoi Hoxhën,  duke zhbërë vendimin e Komisionit të Posaçëm të SPAK nga Behar Dibra, Ened Nakuci, Elton Kërluku të cilët vendosën që të mos lejonin gjyqtarin të vazhdonte garën drejt GJKKO. Sipas tyre gjyqtari ishte i papërshtatshëm për të vazhduar garën në GJKKO.

Për të argumentuar këtë vendim anëtarët e Komisonit të SPAK përdorën një fotografi të shkrepur në festën e Ambasadës Britanike, ku gjyqtari Hoxha, që ishte i ftuar mes shumë personaliteteve, shfaqej duke i dhënë dorën kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT