Trupi i biznesmenit u mbush me lesh, AUTOPSIA e parë zbuloi detaje tronditëse, spitali privat heq barrën nga tragjedia: Rezultatet e reja do zbërthejnë vdekjen e Massimo Ferros

Spitali privat “Trita Hospital” ka thyer heshtjen në lidhje me ndarjen nga jeta të pacientit të saj, biznesmenit italian Massimo Ferro.
Për këtë tragjedi, “Trita Hosptial” bën me dije se operacioni ndaj biznesmenot ësshtë realizuar në përputhje me të gjitha protokollet dhe standartet mjekësore në fuqi.
Në deklaratën e tyre nënvizohet se dhe në momentet kur pacienti ka shfaqur komplikacione shëndetësore, mjekët kanë ndërhyrëq menjëherë për t’i dhënë mjekimin e duhur.
Ndërsa më tej në deklaratë nënvizohet se Massimo Ferro ndërroi jetë nmë ambientet e QSUT-së, pas një arresti kardiak.
Në lidhje me këtë situatë “Trita Hospital” njofton se është në pritje të rezultateve të autopsisë që të zbulohjet shkaku i vdekjes së biznesmenit.
Ndërkohë ditën e sotme nga meidat italiane ëhstë raportuar se hetimet për vdekjen e biznesmenit janë në vijm për të kërkuar një autopsi të dytë, pasi e para ka zbuluar një skandal të kryer nga spitali privat.
Bëhet me dije se në trupin e Ferro-s është konstatuar mungesë e stomakut dhe një pjesë të zemrës, e cila ishte hequr gjatë ekzaminimit në Tiranë.
Trupi ishte rimontuar duke përdorur lesh, një procedurë që tani konsiderohet e vjetëruar dhe jo në përputhje me standardet moderne të mjekësisë ligjore.
Deklaratë zyrtare
Spitali Trita Hospital
Shtetasi italian Massimo Ferro, më datë 18 dhjetor të vitit të kaluar, iu nënshtrua në Trita Hospital një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut (kirurgji bariatrike).
Spitali deklaron me përgjegjësi të plotë se ndërhyrja është kryer në përputhje me të gjitha protokollet dhe standardet mjekësore në fuqi. Pacienti kishte marrë më parë miratimin për kryerjen e kësaj procedure edhe nga dietologia e tij në Itali, e cila e kishte ndjekur prej kohësh.
Në ditën e katërt pas operacionit, për shkak të çrregullimeve të ritmit kardiak, pacienti u referua për trajtim më të specializuar. Ekipi mjekësor reagoi menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve të para, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas praktikës klinike.
Pacienti u monitorua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku mori ndihmën e duhur mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor, Massimo Ferro pësoi arrest kardiak në ditën e pestë pas ndërhyrjes dhe ndërroi jetë në mbrëmjen e datës 22 dhjetor.
Menjëherë pas ngjarjes, Trita Hospital ka kryer verifikimin e plotë të protokolleve të ndjekura për këtë rast, duke konstatuar se nga ana e stafit mjekësor janë respektuar me përpikmëri të gjitha procedurat përkatëse. Kartela mjekësore e pacientit është sekuestruar nga autoritetet shtetërore, të cilat kanë nisur veprimet procedurale të parashikuara nga ligji.
Në lidhje me pretendimet për heqje organesh, sqarojmë se trupi i të ndjerit është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë. Organet ndodhen në këtë institucion, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe procedurat ligjore në fuqi.
Në respekt të kujtimit të Massimo Ferro dhe të familjes së tij, kërkojmë që me maturi dhe empati të priten rezultatet e autopsisë dhe përfundimi i të gjitha procedurave ligjore, të cilat do të përcaktojnë shkakun e kësaj humbjeje të rëndë.
Trita Hospital i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferro dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira.