“Thoni se ju ka paguar PD”, Klevis Balliu kundërshton shoqërimin e të miturve nga protesta: Bie ndesh me ligjin, një burrë u futi kapsolla në çantë

Demokrati Klevis Balliu në një prononcim për mediat, nga ambientet e jashtme të burgut “302” ka komentuar shoqërimin e të miturve që ishin pjesë e protestës së djeshme të Partisë Demokratike.

Balliu theksoi në fjalën e tij se shoqërimi i të miturve nga protesta është në kundërshtim me ligjin.

Madje më tej, demokrati pretendon se një person i dyshuar si agjent civil u futi fëmijëve kapsolla në çantat e tyre dhe u ka thënë që të tregojnë se janë paguar nga Partia Demokratike për këtë gjë.

Ndërsa më tej, Balliu zbulon se protestuesit që janë vënë në pranga nga protesta e djeshme, ndodhen në gjendje të mirë dhe ndihen akoma më shumë të motivuar për të vijuar me betejën e tyre kundër qeverisë aktuale.

Fjala e plotë e Klevis BalliutËshtë një skemë e narkopolicisë, ku dy të miturve gjatë protestës u vjen një zotëri dhe i kërkon të fusin në çantat e tyre të shkollës kapsolla të mëdha, e pasi ua vënë në çantë, 1 minutë pastaj vjen policia për kontroll. E çfarë i thotë ky zotëria: “Nëse vjen policia thuaj se na kanë pagua”. 

Në fakt janë 3 të mitur që mbahen në paraburgim në mënyrë të padrejtë, 14 dhe 15 vjeç. Mbahen sot me një skemë mafioze të policisë që ka humbur të drejtën për të veshur uniformën. Policia në vend që të mbrojë qytetarët ngre skema ndaj të miturve. Për të mos thënë më të rëndën që Vilsioni që u godit me bombolat e gazit vazhdon të jetë këtu kur ai duhej të ishte në spital. Protestuesit e arrestuar i kam parë, me padyshim se ata janë më të motivuar se kurrë për të vazhduar betejën kundra narkoshtetit. Është krim që t’i fusësh fëmijëve kapsolla në çantë e t’u thuash: “Thoni se jeni paguar nga opozita”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT