Tërmet në vendin fqinj të Shqipërisë, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra

Një tërmet ka goditur Greqinë këtë të martë, ku epiqendra ishte në gadishullin e Pelaponezit.
Bëhet me dije se lëkundjet sizmike patën një forcë prej 4.6 ballë të shkallës Rihter.
Sipas mediave greke, ndërsa epiqendra ndodhet 15 km në jug-juglindje të Arkesinit. Ndërsa thellësia e tij ishte 14.4 km.
Gjithashtu nuk janë raportua për dëme materiale dhe të lënduar, pasi lëkundjet klasifikohen nga sizmologët si mesatarisht të lehta.
Kujtojmë që Greqia është një nga vendet me aktivitet më lartë sizmik në botë, ku regjistrohen lëkundje të shpeshta tërmeti.