Takimi me banorët që preken nga projekti TID, Rama zbulon çfarë u diskutua dhe përplaset me protestuesit: Jeni këtu për hallin e një 80-vjeçari të rrjedhur

Pas dy orësh në mbledhje me banorët që iu preken banesat nga projekti TID në Durrës, kryeministri Edi Rama, tha se patën një bisedë konstruktive me opinione të ndryshme.

Rama gjatë kohës që po dilte nga Bashkia e Durrësit, Rama pati një përplasje me protestuesit, teksa nuk ngurroi t’i akuzonte këta të fundit se janë simpatizantë të PD-së.

Me 34 qytetarë të Durrësit, përfaqësues të familjeve që kanë këtë problematikë kemi folur rreth dy orë e gjysmë, ata e kanë hallin dhe me ta kemi folur, një bisedë konstruktive me opinione të ndryshme, ndërkohë që 35 të tjerë atje që nuk përfaqësojnë as qytetin por hallin e një 80 e kusur vjeçari të rrjedhur nga çdo lloj rruge e arsyes, krijojnë situata qesharake dhe tregojnë se ku është katandisur ajo farë partie”, tha ai.

Më tej kryeministri foli për projektin TID, teksa tha se do të verifikohen të gjitha pretendimet e banorëve që preken nga investim. Po ashtu ai theksoi se me banorët kanë diskutuar çështjen e çmimit dhe se do duhet të shohin referencat e reja.

Sa i përket problemit të vërtetë të qytetarëve kemi rënë dakord si do shkojmë përpara qoftë me atë verifikim të nevojshëm për disa objekte që mund të kenë vlera kulturore, qoftë për dëmshpërblimin. Do ketë prishje, projekti nuk do ndalet, por do bëjmë verifikime për disa shtëpi që janë trashëgimi kulturore të pretenduara, dhe një grip shtëpish që nuk kanë marrë regjistrim në hipotekë pavarësisht se janë aty prej shumë vitesh. Kemi diskutuar atje brenda edhe çështjen e çmimit dhe do duhet të shohim referencat e reja”, tha Rama.

Kujtojmë qe banorët e prekur nga ndërtimi i projektit TID, prej ditësh protestojnë pasi një një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të vitit 2025, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve në këtë zonë, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu.

Ata kanë hedhur akuza se nuk marrë asnjë sqarim dhe nuk kanë qenë pjesë e dëgjesave publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT