SPAK i doli kundër, Fatmir Xhafaj nuk bën hapa pas! Miratohen në kalendarin e Kuvendit vizitat monitoruese te institucionet e drejtësisë

Edhe pse SPAK doli kundër, duket se Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, me drejtues Fatmir Xhafajn, nuk do tërhiqet nga nisma për monitorimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Në Konferencën e Kryetarëve, është miratuar draft-kalendari vjetor 2026 për mbikëqyrjen parlamentare ndaj disa institucioneve, ku janë përfshirë edhe institucionet e drejtësisë, si SPAK, KLGJ dhe KLP.

Sipas kalendarit të miratuar, janë parashikuar vizita monitoruese apo seanca dëgjimore llogaridhënëse me drejtuesit e instituciove të drejtësisë.

Arsyet e vizitave lidhen me mbipopullimi në burgje dhe paraburgime, por edhe politika penale, masat e sigurisë dhe dënimet alternative.

Kujtojmë që SPAK pak kohë më parë doli kundër kësaj iniciative, teksa Prokuroria e Posaçme, e cilësoi takimin monitorues në kapërcim të ligjit dhe pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.

Çdo praktikë për të kryer vizita të tilla monitoruese do të binte ndesh me pavarësinë kushtetuese të Prokurorisë së Posaçme. Kjo pavarësi nuk është vetëm një kërkesë formale ligjore, por edhe një kusht themelor për të siguruar hetime të pavarura, të paanshme dhe efikase, në mbrojtje të interesit publik dhe të sundimit të ligjit.”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT