S’ka “tym të bardhë” për Erion Veliajn! Kryebashkiaku humb një tjetër betejë, del i zhgënjyer nga Gjykata

Është lënë sërish në qeli kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Togat e zeza të Apelit kanë vendosur pasditen e kësaj të martë rrëzimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë sigurie.

Siç raportuam dhe më herët i pranishëm në seancën e ditën së sotme ka qenë edhe Veliaj. Jashtë ambienteve të SPAK, avokatja e kryebashkiakut, Valentina Teodoresku, deklaroi se akuza nuk ka paraqitur asnjë provë të re në proces.

Sipas saj, materialet e paraqitura janë të njëjtat që janë depozituar edhe më herët dhe në dijeninë e saj, nuk ka asnjë element shtesë në dosje. Teodoresku tha se gjatë seancës së sotme u paraqit edhe një procesverbal që, sipas saj nuk ka vlerë për çështjen.

“Ne provat e akuzës, akuza kishte sjellë po të njëjtat, asnjë provë të re, po të njëjtat. Të paktën në dijeninë time. Për sa kohë që kam ndjekur këtë çështje janë po të njëjta prova. Nëse do vazhdojë dhe në Gjykatën e Lartë, do t mbaj atë dite atje për të dëgjuar dhe te e Gjykata e Lartë, do të thonë po këto. Sjelli ne ndonjë si sot një procesverbal pa vlerë. Ishte edhe Dumani dhe Ols Dado. E bënë që nuk ka ndryshuar, është po e njëjta gjendja, madje është agravuar, është përkeqësuar dhe nuk është përmirësuar. Veliaj kërkoi kohë për tu njohur me aktet prokurorit”, tha ajo.

Kujtojmë se, Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit prej datës 10 Shkurt 2025 dhe vazhdon të jetë në detyrë si kryebashkiak, pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe anuloi Dekretin e Presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen më 10 shtator, duke e akuzuar kryebashkiakun për 9 raste korrupsioni, përfshirë pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

E akuzuar është dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Ajo përballet gjithashtu me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, të lidhura me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, pas të cilave qëndronin vetë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT