Si nisi sherri fizik me Mirin dhe momenti kur Kristi kapërcen murin, dalin pamjet (Video)

Një situatë e paprecedentë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 vetëm pak orë para nisjes së spektaklit të mbrëmjes, duke krijuar një nga momentet më të forta dhe më të tensionuara të këtij edicioni. Ngjarja ka përfshirë Kristin, i cili ka ndërmarrë një veprim ekstrem pas një konflikti të ashpër me Mirin.
Gjithçka nisi në ambientet e jashtme të shtëpisë, ku dy banorët u përfshinë fillimisht në një debat verbal. Tensioni mes tyre ishte i dukshëm dhe situata degradoi shpejt. Kristi, duke mbajtur në dorë një shishe uji, e ka lagur Mirin teksa i është drejtuar me fjalët: “Do me të pastruar edhe ty”. Ky veprim, që në fillim mund të jetë perceptuar si provokim ironik, u kthye menjëherë në shkëndijën që ndezi përplasjen fizike.
Reagimi i Mirit ishte i menjëhershëm. Ai iu kundërpërgjigj duke e sfiduar hapur: “Hë provoje njëherë… hajde provoje, surrat”, ndërsa tensioni mes tyre u rrit ndjeshëm. Shkëmbimi i fjalëve dhe gjesteve fizike krijoi një atmosferë kaotike, duke detyruar banorët e tjerë të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Selina u dëgjua duke thirrur: “O njerëz, boll”, në përpjekje për t’i qetësuar, ndërsa Marko e kritikoi ashpër sjelljen e tyre, duke e cilësuar si fëminore dhe “të rrugës”. Megjithatë, përkundër përpjekjeve për të rikthyer qetësinë, situata tashmë kishte dalë jashtë kontrollit.
View this post on Instagram