Shembjet e rrugëve në Shqipëri, Rama sjell kësaj here Portugalinë si shembull dhe ironizon opozitën: Si ka mundësi që këta nuk e kanë denoncuar në SPAK?!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me situatën me të cilën vendi ynë po përballet ditëve të fundit, ku shumë akse të vendit kanë shfaqur probleme kjo si rrjedhojë dhe për shkak të erozionit dhe shirave të shumtë.

Përmes një postimi në platformën “X”, kryeministri ka vendosur që të sjellë një tjetër shembull, kësaj here jo nga Italia, por nga Portugalia.

Ai ka publikuar pamjet se si rrugët në këtë vend janë shkatërruar, ndërkohë që ka ngritur pikëpyetje sa i përket qëndrimit të mbajtur nga opozita e atjeshme e cila sipas tij është “në gjumë”, dhe opinioneve të demokratëve në vendin tonë.

Më tej ai ironizon edhe analizat e ndryshme të bëra në studiot televizive, jo vetëm nga ekspertë, por dhe nga persona jo adekuatë për këto probleme.

“Nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar”, shkruan Rama më tej me ironi.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT