Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan janë regjistruar sërish problematika, ku muri pritës ka pësuar shembje të konsiderueshme.

Shembjet kanë ndodhur në afërsi të Urës së Qënckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi. Sipas informacioneve paraprake, muri pritës është shembur, si pasojë e rrëshqitjes së dherave, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi.

Që prej inaugurimit, aksi Maliq-Lozhan ka pasur problematika të shumta nga rrëshqitja e dherave, ku rasti i fundit u shënua më 28 janar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT