“Sektori fason po falimenton!” Tabaku në Kuvend: Punëtorët shqiptarë po zëvëndësohen me indianë, a i shikoni këto apo jetoni në një realitet paralel?

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar gjatë fjalës së saj në foltore se ekonomia shqiptare sot është në krizë. Sipas saj ndërtimi është sektori i vetëm që po vijon të mbajë një ritëm të qëndrueshëm, teska shtoir se pesha e bujqësisë ka rënë nga 20% në 16%.

Ajo u ndal edhe tek sektpri fason, për të cilin tha se punëson rreth 170 mijë persona por po shkon drejt falimentit.

“Meqënëse ministrja ka shifrat e rritjes së GTP-së, a e ka parë ministrja që sot forcën kryesore shtytëse në ekonomi e ka në rritjen e shpenzimeve qeveritare, në rritjen e pagave në administratë? Që e ka ndërtimi? A e ka parë ministrja që pesha e bujqësisë ka rënë nga 20 % në 16 %? A e ka parë ministrja që sot po mban vetëm ndërtimi në të gjithë sektorët privatë dhe të gjithë sektorët e tjerë janë në rënie? A i vë re këto ministrja, që po hidhen produktet e bujqësisë në rrugë? A i vë re këto ministrja që një sektor i tërë i fasonëve me 170 mijë punonjës sot po mbyllet dhe është në paralizë? A i shikoni këto apo jetoni në një realitet paralel? Këto janë shifrat e ekonomisë shqiptare”, tha mes të tjerash Tabaku.

Ajo u ndal edhe te emigrimi masivpër të cilin fajësoi mazhorancën duke thënë se shqiptarët janë detyruar të largohen nga vendi dhe vendin e tyre në pozicionet e punëve të ndryshme po e zënë shtetas nga Bangladeshi, India dhe Pakistani.

“Këto janë shifrat e ekonomisë shqiptare. Se çfarë thua tutje, 2020 apo 2021. Sot shqiptarët janë larguar dhe ti je detyruar të marrësh punonjës nga India, nga Pakistani, nga Bangladeshi dhe ti e konsideron këtë mburrje për ekonominë shqiptare? Për këtë duhet të ulni të gjithë kokën dhe t’i kërkoni ndjesë shqiptarëve që keni larguar shqiptarët nga Shqipëria”, shtoi Tabaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT