Sali Berisha nuk ndalet! Njofton DATËN e protestës së radhës kombëtare

Sali Berisha, u ka drejtuar një mesazh strukturave dhe mbështetësve të partisë, duke i përgëzuar për atë që e cilësoi si një fitore të re të arritur më 20 shkurt dhe duke bërë thirrje për mobilizim maksimal në protestën e radhës.

Në deklaratën e tij, Berisha thekson rëndësinë e angazhimit në terren dhe fton demokratët të nisin menjëherë përgatitjet për protestën e paralajmëruar më 28 shkurt, duke e konsideruar atë si hapin e ardhshëm të “kryengritjes paqësore”, siç e cilëson vetë Berisha.

Duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme!

Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt. Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!”, mesazhi i PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT