Punimet për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm: Qarkullimi do të bëhet vetëm në njërin aks

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në lidhje me punimet që do të kryehen për zgjedhimin e aksit kombëtar Elbasan–Qafë Thanë.

Bëhet me dije se zonën e Mirakës, kanë nisur punimet për shtrimin me binder (Asfalt).

Punimet do të zgjasin deri më datë 20 shkurt dhe se qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje.

Po kështu, ARRSH ka kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës!

Njoftimi i ARRSH:

Në zbatim të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, Faza II”, në zonën e Mirakës kanë filluar punimet e shtrimit me binder me qëllim lehtësimin e qarkullimit të mjeteve që kalojnë në këtë aks

Punimet do të zgjasin deri më datë 20 shkurt.

Ju njoftojmë se në këtë segment, gjatë kryerjes së punimeve, qarkullimi i mjeteve do të kryhet me një sens lëvizjeje.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT