Publikohet VIDEO: Kush e qëlloi për vdekje me dy plumba 43-vjeçarin në burgun grek, bie poshtë pretendimi për përfshirjen e shqiptarit Alket Rizai

Janë publikuar ditën e sotme pamje nga momenti i vrasjes së ndodhur në burgun e Domoskos, ku një 43-vjeçar u qëllua për vdekje.
Videoja e publikuar nga mediat vendase tregon momentet para dhe pas krimit, kuadër pas kuadri.
Mirëpo, momenti kulmor i vrasjes nuk është kapur në video, pasi mësohet se ka ndodhur në një pikë të verbër të ish-burgut, e cila nuk ishte mbuluar nga një kamera sigurie.
Ndonëse hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijojnë, akoma mbetet e paqartë se si u gjet arma brenda qendrës së paraburgimit.
Itenerari i vrasjes sipas mediave greke:
Pasditen e së dielës, në orën 18:49, më 15 shkurt, një kamera sigurie filmon autorin e dyshuar të krimit duke mbërritur në qelinë e 43-vjeçarit . Pas një minuti të dy burrat drejtohen drejt daljes së krahut, pa patur tensione mes tyre. Në orën 18:52 ata shfaqen në zonën e nën-burgut , ku takojnë një të burgosur tjetër dhe gardianin. Në 18:56 ata lëvizin drejt ish-burgut, ku ndodh dhe krimi që tronditi vendin. Pak para orës 19:00 , dy oficerë shfaqen duke lëvizur me nxitim në korridor, mendohet disa sekonda pas ekzekutimit.
Nga dëshmitë e deritanishme thuhet se kohët e fundit ka pasur përplasje të shpeshta midis drejtorit të akuzuar dhe viktimës. Pyetja që vijon të mbetet pa përgjigje është: Kush e organizoi takimin në ish-burg?
Drejtori nga ana e tij ka pretenduar se të burgosurit kërkuan takim. Nga ana tjetër një dëshmitar dëshmon se i dëgjoi të burgosurit të thonin se ai e sugjeroi atë. Oficerët e burgut dhe të burgosurit që i njihnin personat e përfshirë kanë dëshmuar tashmë për rastin .
Gjithashtu mësohet se deri më tani, oficerët e burgut dhe të burgosurit kanë dëshmuar mbi ngjarjen.
Ndërsa drejtori ka dhënë dy versione të tij në lidhje me ngjarjen. Në dëshminë e parë, ai deklaroi se e ka parë autorin duke qëlluar dy herë.
Në të dytën, ai e mohoi këtë, duke mbajtur, megjithatë, qëndrimin se krimi ndodhi para syve të tij.
Megjithatë, Departamenti i Policisë së Lamias dhe Drejtoria e Masave Kundër Krimit të Organizuar po presin ndihmën e Departamentit të Hetimeve Penale për të kuptuar se çfarë ndodhi saktësisht brenda ish-burgut kryesor të burgut të Domokos, ku 43-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm u vra me dy plumba në kokë.
Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga dy persona: një i dënuar bullgar dhe roje kryesor. Të dy të pandehurit nuk i bindin autoritetet gjyqësore me skenarin që paraqitën, përkatësisht se viktima i sulmoi ata me qëllim vrasjen e oficerit të burgut.
Autoritetet kanë marrë një mostër nga duart e dy të arrestuarve për gjurmë baruti, si dhe nga Alket Rizai, pavarësisht faktit se bullgari dhe shefi i rojes mohojnë praninë e këtij të fundit në vendngjarje.
Por, disa dëshmitarë janë shprehur se Rizai ka qenë i pranishëm në vendgjarje, për rrjedhojë dhe ndaj tij është marrë një mostër.
Zona ku ndodhi vrasja është e mbyllur, kështu që është e mundur që një personi që ishte atje edhe nëse nuk e ka qëlluar veten, t’i gjendet barut.
Prandaj, detajet e deritanishme mundet të mos zbulojnë autorin por ka shumë të ngjarë të provojë praninë e personave specifikë në vendngjarje.
Probabiliteti që viktima të ketë pasur armën me vete është shumë i vogël. Ekzaminimi mjeko-ligjor nuk tregon një përleshje, ndërsa një fakt jashtëzakonisht interesant është se arma u gjet pa ADN dhe gjurmë gishtash.