Publikohen të gjitha dokumentet nga dosja “Epstein”, në qendër të vëmendjes LISTA e fundit: Nga politikanët te artistët ndërkombëtarë, çfarë i lidhi ata me abuzuesin seksual

Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi së fundmi ka dalë me njoftimin se dosjet e Epstein janë publikuar në përputhje me seksionin e 3 të tranpserencës për dosjen e bujshme të Jeffrey Epstein.

Gjithashtu administrata e Trump ka publikuar pa pushim miliona email-e, foto dhe dokumente të cilat lidhen me çështjen e financierit me nam të keq Jeffrey Bond.

Në dokumentet e publikuara së fundmi është pjesë dhe një listë prej 305 individësh të profilit të lartë, kun ë mesin e tyre përfshihen politikanë e artistë të njohur. Ndër më të pikaturit janë: Donald Trump, Bill Gates dhe Kim Kardashian.

Letra e publikuar më 14 shkurt, përfshinte listën e personave që “janë ose ishin zyrtarë qeveritarë ose persona të ekspozuar politikisht” dhe që gjithashtu ishin të emëruar “në dosjet e publikuara sipas Aktit të paktën një herë”.

Punonjësit federalë kaluan orë të pafundta duke shqyrtuar të dhënat dhe duke i publikuar ato në grupe gjatë dhjetorit dhe janarit.

Dosjet e Epstein kanë pasur goxha ndikim në shoqëri pasi publikimet e bëra kanë detyrurar biznesmenë dhe akademikë të nivelit të lartë të japin dorëheqjen nga postet e tyre , duke shkaktuar prishjen e martesave të profilit të lartë dhe duke sinjalizuar rënien e personaliteteve si Princi Andrew i Britanisë, të cilit iu hoqën titujt e nderit si dhe u largua nga rezidenca ku jetonte.

Emra të njohur, nga politikanë si familja Obama deri te këngëtarë si Bruce Springsteen, shfaqen në një ‘larmi të gjerë kontekstesh’.

Lista e publikuar ditën e djeshme përfshinte Barbra Streisand, Keir Starmer, Amy Schumer, Jeff Zucker, Benjamin Netanyahu, Princeshën Diana dhe Margaret Thatcher.

Diana Ross, Melinda Gates, Tucker Carlson, Beyonce dhe Meghan Markle janë gjithashtu të përfshira në listën e Bondi-t.

Më tej në letrën që prokurorja i dërgoi kongresit thuhet: “Asnjë e dhënë nuk u mbajt ose u redaktua për shkak të turpit, dëmtimit të reputacionit ose ndjeshmërisë politike, duke përfshirë edhe atë ndaj ndonjë zyrtari qeveritar, figure publike ose dinjitari të huaj.”

Lista e plotë

Publikohen të gjitha dokumentet nga dosja "Epstein", në

Publikohen të gjitha dokumentet nga dosja "Epstein", në

Publikohen të gjitha dokumentet nga dosja "Epstein", në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT