Probleme me shikimin por një shofer i zoti! Zbulohet E VËRTETA e videos ku Stenaldo shfaqet duke ngarë makinën

Së fundmi në rrjet ka bërë bujë një video e Stenaldos, i cili shfaqet duke duke ngarë makinën teksa një person tjetër e filmon.

Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e shumë personave të cilët janë habitur se si një person i verbër si Stenaldo mund të jetë një shofer aq i mirë.

Nuk përjahstohen as rastet e personave që e kanë komentuar momentin si të bërë nga inteligjenca artificiale.

Referuar pamjeve virale, Stenaldo shfaqet duke e drejtuar makinën me rreth 50 km/orë, në një rrugë të drejtë dhe pa këmbësorë pranë, duke qenë nën shoqërinë e një personi që e udhëzonte.

Në lkidhje me këtë situatë, ka reaguar dhe mamaja e Stenaldos, e cila në një proncim për “Fan Club”, komentoi videon duke vërtetuar se ajo është reale.

“Jo se jam nëna e Stenaldos, por ka një kurajo të paparë. Ka një guxim që unë shpeshherë jam ndier shumë keq në kuptimin që, po tha që do ta bëjë e bën. Unë gjithmonë me pjesën e shikimit, se ‘Bobo do më vritet, bobo do ndodhë kjo gjë’. Makinës, motorit, biçikletës, të të tregoj video unë që kam, domethënë që biçikletës se si i jep ai ne habitemi. Ka një forcë të paparë” shprehet Flutura Mëhilli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT