Pavarësia e Kosovës, Salianji merr pjesë në marshimin në Prishtinë: Sakrifica dhe dashuria për atdheun, janë virtytet e përjetësisë së patriotëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji përmes një statusi në Facebook, ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë.
Salianji ka marrë pjesë edhe në marshimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe u mblodhën për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ish-deputeti shkruan se sot nderojmë të gjithë ato burra dhe gra që u ngritën mbi veten për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve të Kosovës.
Ndërsa më tej nënvizon se sakrifica dhe dashuria për atdheun, janë virtytet e përjetësisë së patriotëve.
Postimi i plotë i Salianjit:
Gëzuar 18 vjetorin e pavarësisë Kosovë e shtrenjtë
Sot nderojmë të gjithë ato burra dhe gra që u ngritën mbi veten për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve të Kosovës.
Pavarësia e Kosovës ndriçon përjetësisht në gjoksin e tyre dhe në kohën e re të shqiptarëve anë e mbanë botës, si për të kujtuar se gjithmonë sakrifica dhe dashuria për atdheun janë virtytet e përjetësisë së patriotëve.
Urime Kosovë! Qofsh e bekuar gjithmonë