PAMJE TË RËNËDA! Momenti kur i riu qëllohet pas koke me bombulën e gazit lotsjellës, bie përtokë në mes të rrugës

Me tensione të forta është shoqëruar protesta e kësaj të premteje e thirrur nga opozita, nën drejtimin e Sali Berishës. Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa momente, ndërsa janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Pamje të rënda janë publikuar së fundmi në rrjet, ku shihet momenti kur një prej protestuesve goditet në kokë nga një bombol gazi lotsjellës. Si pasojë e goditjes, i riu bie në tokë dhe humb ndjenjat.
Të pranishmit kanë nxituar për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.