Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Rrezikshmëri e lartë, shmangni lëvizjet

Aksi rrugor Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar për shkak të rrezikut nga ortekët dhe kushtet e vështira atmosferike.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e segmentit ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë, pasi disa drejtues mjetesh kanë tentuar të kalojnë, pavarësisht rrezikshmërisë së lartë.

ARRSH bën me dije se rreth orës 08:30 një patrullë policie ka mbërritur në zonë dhe po monitoron situatën, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Thethit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë aks deri në një njoftim të dytë, për shkak të rrezikut serioz që paraqesin ortekët në zonat malore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT