Një javë pa rrugë, Ami Kozeli i ARRSH-së optimist: Janë duke punuar 9 eskavatorë dhe 22 kamionë, për dy-tre ditë do të kemi projektin

Kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka folur së fundmi në lidhje me situatën e krijuar në aksin Librazhd–Pogradec, i cili prej disa ditësh vijon të jetë i bllokuar.

Sipas Kozelit, në segmentin e dëmtuar të rrugës ndodhen aktualisht 9 eskavatorë dhe 22 kamionë që po punojnë për normalizimin e situatës.

Ai bëri me dije se gjatë mbrëmjes është përfunduar devijimi i shtratit të lumit, i cili rrezikonte dhe godiste linjën hekurudhore.

Kozeli shtoi se projekti për ndërtimin e një rruge alternative, me gjatësi të parashikuar rreth 1.3 kilometra, pritet të shpallet brenda 2-3 ditëve të ardhshme, pasi projektuesit të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë ARRSH-së.

“9 skavatorë prezentë, 22 kamionë, gjatë mbrëmjes ka përfunduar devijimi i trupit lumor që godiste hekurudhën, ka përfunduar dëmtimi i shtyllës elektrike. Projekti ka nisur sepse pjesë e masave për fillimin e tij është edhe devijimi i trupit lumor”, tha Kozeli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT