Nis shtrimi me binder në aksin Elbasan-Qafë Thanë, qarkullimi me një sens deri më 20 shkurt

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë nisur punimet e shtrimit me binder në zonën e Mirakës.

Sipas njoftimit të ARRSH-së, ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

Punimet do të vijojnë deri më 20 shkurt, ndërsa gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve në segmentin përkatës do të kryhet me një sens lëvizjeje.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për mirëkuptim dhe bashkëpunim deri në përfundimin e punimeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT