Nga roli në Kryeministri tek pozicioni në Ministrinë e Drejtësisë! Kush është Elsonida Rama, Sekretarja e re e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i tij pas plot 13 vitesh.

Mediat bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme informale të Këshillit të Ministrave, është komunikuar se për arsye shëndetësore Engjëll Agaçi është tërhequr nga posti si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Por ashtu u bë me dije se Elsonida Rama do të jetë pasuesja e tij në këtë post të rëndësishëm në Kryeministri.

Rama aktualisht mban pozicionin e drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe është përfshirë në grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal.

Ndërsa mësohet se ajo ka punuar gjithashtu në Kryeministri te drejtoria Juridike.

Gjithashtu bëhet me dije se Elsonida Rama është prezantuar përpara ministrave në mbledhjen e sotme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT