Ndërroi mbiemrin për t’iu shmangur burgut, por shqiptari sërish bie në prangat e policisë italiane! Ja çfarë e “tradhtoi” para efektivëve

Policia e Bolonjës në Itali, ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, i cili edhe pse kishte ndryshuar mbiemrin, nuk arriti t’i shpëtonte drejtësisë.

Oficerët e policisë e ndaluan atë teksa po udhëtonte me makinë bashkë me dy persona të tjerë. Mjeti ishte denoncuar më parë për vjedhje banesash në provincën e Forlit.

Mediat italiane shkruajnë  se kur policët i kërkuan dokumentet, vunë re se pasagjerët ishin të tensionuar dhe një kontroll i mëvonshëm bëri që në mjet të gjendeshin shuma të mëdha parash, që dyshohet se ishin të vjedhura.

Pas identifikimit u zbulua se 38-vjeçari kishte një urdhër arresti në fuqi, i lëshuar nga Gjykata e Bergamos në vitin 2016, por shqiptari kishte ndërruar mbiemrin, ndoshta në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT