Muri mbajtës u rrëzua nga dheu, skandali në rrugën e Maliqit: Asnjë fije hekur në beton! Prokuroria pritet të nisë hetimet për kompaninë Gjikuria (FOTO)

Shembja e murit mbajtës në aksin rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qenckës, ka rikthyer vëmendjen te cilësia dhe siguria e veprave publike në Shqipëri. Në trupin e murit, nuk shihet asnjë fije hekur, por vetëm beton i varfër.

Udhëtarët dhe gjithë banorët e këtyre zonave që kalojnë në këtë aks, po përballen prej ditës së djeshme me vështirësi në qarkullim, pasi njëra korsi në kilometrin e 13 të saj është e bllokuar.

Muri mbajtës u rrëzua nga dheu, skandali në rrugën e

Shembja e murit mbajtës në aksin rrugor Maliq–Lozhan

 

Masivi i dheut ka shembur murin e betonit dhe ka përfunduar në rrugë, bashkë me një pjesë të murit. Vëmendjen, veç bllokimit të rrugës, e ka marrë dhe cilësia e punimeve që ka kryer firma “Gjikuria”, e drejtuar nga biznesmeni Florenc Gjikuria.

Është e pakuptueshme se si mund të lejohet dhe të kryhen të tilla punime në një aks që kalon në zonë malore dhe muri mbajtës nuk ka asnjë fije hekur por vetëm beton të varfër.

Muri mbajtës u rrëzua nga dheu, skandali në rrugën e

Shembja e murit mbajtës në aksin rrugor Maliq–Lozhan

Do të jetë Prokuroria e Korçës ajo që do të dalë me një përfundim të qartë se çfarë ka ndodhur në aksin rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qenckës, pasi pritet të verifikohet dokumentacioni teknik dhe cilësia e punimeve.

Përfaqësuesit e kompanisë “Gjikuria” janë shprehur jozyrtarisht se nuk shohin arsye për shqetësim lidhur me situatën e krijuar. Megjithatë, do të jetë organi i akuzës ai që do të sqarojë të gjitha procedurat, pas verifikimeve përkatëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT