“Mu hodh në qafë dhe…” Pas 12 vitesh tmerri Eva u kthye në shtëpi falë dajës hero, Xhetan Ndregjoni i PREKUR ndan momentin e takimit: I dridhej zëri

Pas plot 12 vitesh tmerri në një kamp në Siri, Eva Dumani u rikthye pasditen e djeshme në shtëpinë e saj, pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare e parterëve ndërkombëtarë.
Meritat më të mëdha për rikthimin e saj i takojnë dajës së Evës, Xhetan Ndregjoini i cili kurrë nuk i ndali përpjekjet për të sjellë nga siria mbesën e tij.
Për plot 12 vite, me mënyrat më të ndryshme, ai tentoi e tentoi shumë herë t’i sillte të motrës të bijën, të cilën bashkëshorti, përmes mashtrimit, ia mori duke shkuar në Siri e duke iu bashkuar Shtetit Islamik. E në këtë sipar përpjekjesh të gjata e të mundimshme Xhetani ka treguar se asjëherë nuk kanë munguar edhe mashtrimet false për ta rikthyer Evën, ‘
E në përfundim të këtij kapitulli 12-vjeçar vuajtjesh, Xhetan Ndregjoni ka dëshmuar vuajtet e fundit: “Kemi kaluar 48 orë të vështira pasi Eva mbërriti në kufirin turk me Sirinë. Autoritetet turke të sigurisë e kanë intervistuar Evën për disa orë, por më në fund, me ndihmën e autoriteteve shqiptare, ajo mbërriti paraditen e sotme në shtëpi”, tha ai ditën e djeshme në një intervistë telefonike me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.
I prekur Xhetani ka ndarë edhe momentin kur ka takuar mbesën: “Mu hodh në qafë e vetëm thoshte: daja, daja… nisi të qante. Ishte e frikësuar, pasi ishte rrethuar me njerëz të panjohur, të cilët e sollën nga një rrugë e gjatë prej Sirisë në kufirin me Turqinë.
Nuk munda ta besoja se ajo mbërriti. Hera e fundit kur e kisha parë ishte 8 vjeçe. Ajo sot është 20 vjeçe. I dridhej zëri kur më përqafoi. Deri në atë moment ia kisha dëgjuar zërin vetëm nga mesazhet zanore që na dërgonte. E gjitha ishte e pabesueshme, pasi në të shkuarën shumë herë na ishte premtuar se do ta sillnin Evën, por nuk ndodhi.”
I jam mirënjohës shumë njerëzve të përfshirë në sjelljen e Evës në shtëpi.”
Më tej ai është shprehur se dëshiron tashmë që Eva, njësoj si fëmijët e tij, të vijojë jetën e rrethuar me dashuri, bashkë me të vëllain Endrin.
Në rrejtet sociale ai ka shkruar: “Eva, sot erdhi pranë familjes! Mirënjohje të pafundme për çdo njeri që besoi tek Eva dhe për çdo njeri që ndihmoi që Eva të jetë sot pranë familjes! Faleminderit! Faleminderit!”.