Misteri i plagosjes të së dashurës 18-vjeçare, rrëfehet në Polici nipi i Vladimir Gjutës, si ndodhi ngjarja e përgjakshme në hotelin e familjes së tij

Mëngjesin e kësaj të diele pas 24 orësh në arrati ra në prangat e Policisë së Tiranës ra 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta, nipi i Vladimir Gjutës.
Arrestimi i të riut ka ardhur pas ngjarjes të regjistruar pak pas mesnatës së 14 shkurtit ku një hotelin në pronësi të familjes së tyre u plagos me armë zjarri një 18 vjeçare.
Ashtu sikurse kemi raportuar dhe më herët e reja, e identifikuar si Natalia Murati e cila ka qenë e dashura e Erisjaldo Gjutës dyshohet të jetë vetëplagosur me armën e 22-vjeçarit.
Ndonëse pistoletë nuk është gjetur ende, vetë 18-vjeçarja deklaroi në Polici se partneri i saj nuk ka pasur dijeni për aktin esktrem që ajo do të ndërmerrte dhe se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që qëlloi veten me plumb në gjoks.
Lidhur me këtë ngjarje para grupit hetimor ka dhënë dëshminë edhe Erisjaldo Gjuta i cili akuzohet për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”
Ai ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës. Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, mirëpo kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital.
Si ndodhi ngjarja te Hotel Gjuta
Studentja 18 vjeçare është e dashura e nipit të Vladimir Gjutës dhe ajo ka qenë në hotelin e familjes Gjuta pranë Saukut, më 22 vjeçarin Erisjaldo Gjuta. Rreth mesnatës, ajo ka marrë armë e zjarrit që i dashuri e mbante pa leje dhe raportohet se është vetëplagopsur në gjoks.
22 vjeçari nuk ndodhej në dhomë në ato momente, por në krevat kishte lënë armën e zjarrit që e mbante pa leje.
Autorësia e armës së zjarrit provohet dhe nga akuza që Policia e Tiranës ka ngritur për të riun, duke e akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Menjëherë sapo ka dëgjuar të shtënën, Erisjaldo dhe babai i tij Sajmir Gjuta janë ngjitur me shpejtësi në dhomën e hotelit dhe kanë parë vajzën të gjakosur. Ata kanë njoftuar dhe anëtarët e tjerë të familjes dhe janë organizuar për dërgimin e saj në spital.
Në dhomë ka shkuar dhe shtetësja Mirvete Rexhmati (Gjuta), e cila është nëna e 22 vjeçarit. Ajo dhe një djalë tjetër i familjes Gjuta e kanë marrë vajzën dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital. Hotel Gjuta, në letra, është në pronësi të Sajmir Gjutës dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) është gruaja e tij.
Ndërkohë, Sajmir Gjuta, djali i tij Erisjaldo Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta kanë pastruar dhomën e hotelit nga njollat e gjakut dhe kanë fshehur armën e zjarrit. Sajmiri dhe djali i tij janë arratisur menjëherë më pas nga vendi i ngjarjes, kurse kushëriri i tyre pasi ka shkuar njëherë në spital për të lënë vajzën e plgaosur. Së fundmi Policia ka arrestuar të riun, ndërkohë që ditën e djeshme u prangos Mirvete Rexhmati Gjuta dhe vëllai i saj, Vladimir Gjuta.