Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

Brenda vitit 2026, Spitali Onkologjik në QSUT do të pajiset me brakiterapi. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale Evis Sala, mbrëmjen e kësaj të mërkure, gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion“.

Po ashtu ministrja foli edhe për vështirësitë në pajisjen me PET scan (pajisje e avancuar mjekësore, që shërben për të zbuluar kancerin, sëmundjet kardiake ose neurologjike që në faza të hershme) dhe planet për ta sjellë për herë të parë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi FevziuMua një kolegu im më ka sjellë sot disa pyetje. S’janë të miat, pra i ka bërë ai. Se unë nuk i kisha hyrë kaq thellë dhe më thotë që Onkologjiku ka 12 vite pa brakiterapi, ka punuar vetëm 8 muaj. Si duhet t’ja bëjë një grua me kancer gjinekologjik?

Ministrja SalaBrenda vitit do ketë brakiterapi.

Blendi FevziuDo ketë brenda vitit?

Ministrja SalaPo!

Blendi FevziuSi mundet Shqipëria nuk ka një PET scan? Si ia bën një pacient për të bërë PET scan, duhet të shkojë në Turqi?

Ministrja SalaPo. Kjo është. Por ajo që dua të theksoj këtu. Ngritja e shërbimeve të reja… sepse PET scan nuk vjen vetëm me PET scan-in. Blerja e një makinerie…

Blendi FevziuKërkon trajnimin e mjekut imazherist.

Ministrja SalaEkzakt. Faleminderit! Ne nuk kemi tani këtu mjekë të kualifikuar. Unë kam punuar vetë dhe kam qenë e kualifikuar të raportoj PET Scan-in.

Blendi FevziuPo a është korrekte që Shqipëria, një vend që aspiron të jetë anëtare në BE, të mos ketë një PET scan, i cili përdoret në SHBA prej sa vitesh, sepse ju keni punuar atje? 25 vjet apo më shumë?

Ministrja SalaJo nuk është korrekte. Në vitet 2000 janë PET scan-et e para.

Blendi FevziuPra prej 25 vitesh, ndërkohë ne nuk e kemi akoma. Dhe mund të kishim specializuar një mjek dreqi e mori, kudo mund të kishte shkuar.

Ministrja SalaShiko, këtu dua të them diçka dhe që është shumë e rëndësishme. Është një gjë që ka funksionuar gjatë gjithë karrierës sime, jo për mua si person, por si sistem. Duhen ngritur sistemet. Nuk mund të specializosh përpara dhe pastaj merr PET scan-in, ose nuk e merr. Është e gjitha ekosistem.

Blendi FevziuPor a jeni duke bërë diçka në këtë drejtim? A keni diçka konkrete?

Ministrja SalaPo kemi diçka. Jemi në bashkëpunim dhe kemi rifilluar koordinimin me Agjencinë Atomike. Unë isha në Vjenë para dy javësh dhe kemi parë gjithë programin. Ka një bashkëfinancim për PET scan-in, por që përfshin trajnimin e mjekëve për të raportuar.

Blendi FevziuSa kushton një PET scan?

Ministrja SalaNuk ka një shifër ekzakte sepse varet nga modeli, nga programi. Por ajo që harrohet është dhe parashikimi për lëndët radioaktive. Po e shpjegoj në terma të thjeshtë, që të prodhosh lëndë radioaktive duhet të kesh të paktën 3-4 PET scan në vend.

Blendi Fevziu: Pra duhen 3-4-5, nuk përdoret një i vetëm?

Ministrja SalaMe një duhet ta transportosh nga diku, pra ka edhe teknikalitete të tjera. Të gjitha janë të zgjidhshme, por është ajo që duhet parë e nga të gjitha hallkat. Sepse një hallkë e zinxhirit mos të funksionojë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT