Lufta në Lindjen e Mesme, ambasadorja shqiptare: 11 shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Izrael

Lufta mes Iranit dhe Izraelit, e cila shpërtheu mëngjesin e ditës së sotme, ka sjellë probleme për gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, ku mijëra shtetas të huaj kanë mbetur të bllokuar.

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe kanë deklaruar se 11 qytetarë shqiptarë ndodhen të bllokuar në Izrael.

Kumbe ka deklaruar iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati.

11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë”, tha ambasadorja në Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT