Ky është oficeri policisë që u kap “shah mat” me 1 milion euro, zbulohet e shkuara e tij PROBLEMATIKE

Është pezulluar sot nga detyra oficeri i Komisariatit numër 5 të Tiranës, Aurel Kaziu i cili u arrestua duke transportuar 1 milion euro në drejtim të Merdarës.
“Pezullimet u vendosën pas nisjes së hetimeve disiplinore për: -punonjësin e Policisë shtetasi A. K.i cili më datë 24.02.2026, dhe dy shtetas të tjerë janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe doganore të Kosovës, në fshatin Merdarë, duke transportuar 1 milion euro të padeklaruara tek autoritetet doganore, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni” thuhet në njoftimin e Policisë.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga newsbomb.al, ky është efektivi i cili u kap shah mat nga policia kufitare e Kosovës, me tufa eurosh të fshehura në një hapësirë të modifikuar në pjesën e poshtme të makinës.
Mësohet se 28-vjeçari ka udhëtuar në drejtim të Kosovës menjëherë pas mbylljes së shërbimit të tij duke qenë se në vijm kishte dy ditë pushim.
Mirëpo Kaziu nuk i ka njoftuar eprorët e tij për largimin e tij jashtë kufirit. Askush nuk ishte në dijeni për udhëtimin e tij përmes së cilit synonte të kalonte jashtë kufirit të Kosovës, 1 milion euro.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se më parë ai ka qenë i implikuar në transportin e mallrave dhe emigrantëve shqiptarë në drejtim të Britanisë së Madhe.
Në rrjetet e tij sociale, Aureli shfaqej “krenar” që punonte në Policinë e Shtetit. Në profilin e tij si në Facebook ashtu dhe në Instagram, ai përdorte shprehje si dhe simbole përmes së cilave lë të nënkuptohet se ishte punonjës policie.
Aurel Kaziu së bashku me 2 persona të tjerë, më konkretisht Ardit Laska dhe Etnik Ahmaxhokaj, u ndaluan për një kontroll nga Dogana e Kosovës, të cilët pikasën një shifër të konsiderueshme parash të fshehura brenda furgonit me të cilin ata udhëtonin.
)