Kushtet skandaloze në Spitalin e Lushnjes/ Korreshi bën një hap më tej, kërkon INTERPELANCË me Ministren e Shëndetësisë: Banorët meritojnë respekt dhe dinjitet

Pas denoncimeve të vazhdueshme të bëra për kushtet skandaloze të Spitalit të Lushnjes, deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka marr një hap më tej dhe ka kërkuar interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputeti përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ku shkruan: “Spitali i Lushnjes dhe banoret e Lushnjes meritojne respekt dhe dinjitet ashtu sikunder duan dhe sherbim dhe ky te jete cilesor.
Ndaj kam kerkuar interpelance me Ministren e Shendetesise per te gjitha problematikat e spitalit Lushnje dhe nevojat per ndryshimin e statusit te tij.”
Në kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit Niko Peleshit, Korreshi ka shkruar se në Spitalin e Lushnjes ka mungesë mdeikametesh, kushtet infrastrukturore janë të amortizuara, si edhe reparti i oksigjenit është në kushte skandaloze.
Kujtojmë se përmes videove të herëpashershme të postuara në rrjetet sociale, deputeti Korreshi ka denoncuar kushtet në këtë spital si edhe ka bërë thirrje për ndërhyrje.