Korreshi denoncoi me dokumente rrezikshmërinë nga bombolat e gazit, spitali i Lushnjës hedh poshtë akuzat: Dokumentacioni i përket vitit 2024, fikëset e zjarrit janë aktive

Spitali i Lushnjës ka reaguar menjëherë në lidhje me denoncimin e bërë nga demokrati Korreshi i cili ngriti alarm për rrezikshmërinë e jetës së njeriut për shkak të mungesës së theksuar të sigurisë teknike në repartin e gazrave mjekësore.
Sipas dokumenteve të referuara nga Korreshi u raportua se janë regjistruar incidente të rënda, përfshirë shpërthim bombule dhe përfshirje nga flakët të pajisjeve, duke rrezikuar jetën e stafit.
Për dokumentet me anë të cilave u bë dhe denoncimi, spitali sqaron se i përkasin peridudhës së dhjetorit të 2024. Gjithashtu nënvizohet fakti se fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale e deri më sot nuk ka patur asnjë shpërthim.
“Ata ankohem se bombulat e oksigjenit ruhen jashte kushteve te sigurimit teknik dhe ne rrezik te shtuar. Magazina qe sherben per depozitimin e tyre eshte e mbyllur dhe nuk hapet nga pergjegjesi i cili gjejeni pak eshte ai qe rrahu mjekun ne Spitalin e Lushnjes dhe shok me patronazhistin Drejtor. Me presionin qe kane bomblat rrezikohet te hidhet ne ere spitali. Tragjedi e paralajmëruar”, shkroi Korreshi në reagimin e tioj.
Reagimi i Spitalit të Lushnjës:
Në lidhje me deklaratat publike për sigurinë në repartin e oksigjenit në Spitalin Rajonal Lushnjë, sqarojmë se dokumentacioni i cituar i përket periudhës para 31 dhjetorit 2024.
Reparti i oksigjenit nuk ka të parashikuar një pozicion formal përgjegjësi në organikë; për nevoja organizative është ngarkuar një punonjës teknik me arsim përkatës, në përputhje me praktikat funksionale të institucionit.
Fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale. Bombulat e oksigjenit furnizohen nga operatori kontraktues, i cili mban përgjegjësinë për gjendjen teknike të tyre.
Deri më sot, nuk ka pasur avari teknike apo shpërthime.
Zhvendosja e pavijoneve për shkak të rikonstruksionit është kryer sipas një plani të miratuar, duke respektuar standardet teknike dhe me dijeni të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Drejtoria e Spitalit Rajonal Lushnjë mbetet e angazhuar për sigurinë e pacientëve dhe punonjësve dhe e hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.