Komentoi vajzat shqiptare me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein, Policia bastis shtëpinë e ish-kryeministrit norvegjez Thorbjørn Jagland

Ditën e sotme policia norvegjeze ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e ish-kryeministrit të vendit Thorbjørn Jagland, emri i të cilit u përmend në dosjen e bujshme të abvuzuesit seksual Jeffrey Epstein.

Mëoshet se grupet hetimore po vijojnë me analiziumin e dosjeve të Epstein në të cilat u përmend dhe emri i ish-kryeministrit, 75-vjeçar i cili akuzohet për korrupsion.

Policia ka bërë me dije se i ka kërkuar ministrisë së jashtme të vendit që të hiqet imuniteti i tij, të cilin ai e gëzon për shkak të rolit të tij në të kaluarën si diplomat i lartë i huaj.

Jagland është gjithashtu ish-kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit dhe 10 vite shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Në lidhje me kontrollet e ushtruara, avokati i tij tha se do të bashkëpunonte plotësisht.

Pål K. Lønseth, kreu i Økokrimm, njësisë së krimit ekonomik që heton Jagland në lidhje me këtë situatë tha: Ne konsiderojmë se ka baza të arsyeshme për hetim, duke pasur parasysh se ai mbajti postet e kryetarit të Komitetit të Nobelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës gjatë periudhës së mbuluar nga dokumentet e publikuara.

“Ndër të tjera, Økokrim do të hetojë nëse janë marrë dhurata, udhëtime dhe kredi në lidhje me pozicionin e tij.”

Policia shtoi se detaje të mëtejshme do të jepen “në një fazë të mëvonshme”.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë u publikua edhe një email i Jagland, të cilin ia kishte dërguar Jeffrey Epstein pas një vizite në Tiranë në 2012.

“Përshëndetje Jeffrey! Jo, nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, (Shqipëria), vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten”, thuhet në email që Thorbjørn Jagland i kthen Jeffrey Epstein.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT