KAOS pas vrasjes së “El Mencho”! Meksika në flakë, karteli “hakmerret” për ekzekutimin e liderit të tyre, anulime fluturimesh dhe bllokada në disa shtete

Pas vrasjes së bosit famëkeq të drogës, Nemesio Oseguera, i njohur si “El Mencho”, Meksika është përfshirë nga një valë e re dhune që ka tronditur disa shtete të vendit. Operacioni i ushtrisë meksikane, i zhvilluar në shtetin perëndimor të Jalisco, përfundoi me eliminimin e një prej figurave më të kërkuara të botës së krimit të organizuar.
Sipas burimeve zyrtare, operacioni kishte si objektiv kapjen e 60-vjeçarit Oseguera, ish-oficer policie dhe lider në hije i Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG), një prej organizatave më të fuqishme kriminale në Meksikë. Megjithatë, ndërhyrja përfundoi me vrasjen e tij.
Autoritetet meksikane konfirmuan se operacioni u planifikua dhe u ekzekutua nga forcat vendase, ndërsa Shtetet e Bashkuara kontribuuan me informacion inteligjence. Ministria e Mbrojtjes e Meksikës bëri të ditur se mbështetja amerikane konsistoi në shkëmbim informacioni, pa përfshirje direkte në terren.
Një rol kyç në mbledhjen e të dhënave raportohet të ketë pasur Task Forca e Përbashkët Ndëragjenciale Kundër Kartelit, një strukturë e sapoformuar e Pentagonit që synon identifikimin dhe çmontimin e rrjeteve të karteleve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.
🔴 Bloqueos y quema de vehículos se registraron este domingo es distintas zonas de Guadalajara, Jalisco, ante la muerte de Nemesio Oseguera Cervantes, alias “El Mencho”, líder del CJNG, uno de los cárteles más poderosos en el mundo.
📸 #FOTOS: Miguel García García | EL UNIVERSAL pic.twitter.com/NzQVmHjEAR
— El Universal (@El_Universal_Mx) February 22, 2026
“El Mencho” konsiderohej një nga objektivat më të rëndësishëm në luftën kundër trafikut të drogës. Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacion që do të çonte në kapjen e tij. Ai akuzohej për drejtimin e një rrjeti të gjerë trafiku kokaine dhe fentanili drejt tregut amerikan.
Sipas ish-zyrtarëve amerikanë, Oseguera ishte në krye të listës së “shënjestrave” të Uashingtonit në territorin meksikan. Administrata e presidentit amerikan kishte rritur presionin ndaj qeverisë meksikane për të intensifikuar goditjet ndaj karteleve, madje duke paralajmëruar edhe masa të forta nëse dhuna nuk frenohej.
▶️ Gabinete de Seguridad informa que, con corte a las 14:00 horas, se reportan 21 bloqueos carreteros activos, mientras que cinco ya fueron desactivados, en el estado de #Jalisco
📺 La información en #MILENIONoticias pic.twitter.com/4TYeRY492w
— Milenio (@Milenio) February 22, 2026
Kaos në disa shtete
Menjëherë pas konfirmimit të vdekjes së tij, shpërthyen akte hakmarrjeje nga anëtarët e kartelit. Persona të armatosur dogjën automjete, ngritën barrikada dhe bllokuan autostrada në disa shtete, përfshirë Michoacan, Guanajuato, Puebla dhe Sinaloa.
Pamjet e përhapura në rrjetet sociale tregojnë makina të përfshira nga flakët dhe qytetarë të frikësuar që braktisin zonat e prekura. Autoritetet lokale kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë për të rikthyer rendin.
Si pasojë e përleshjeve ka pasur edhe viktima. Mes viktimave civile është një grua në muajin e tretë të shtatzënisë dhe 17 agjentë të forcave të rendit: 15 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, një agjent i Prokurorisë dhe një roje burgu. Nga ana e kartelit janë regjistruar tetë të vdekur. Forcat e rendit kanë arrestuar gjithashtu 27 persona: 11 për episodet e dhunës dhe 14 për plaçkitje ndaj bizneseve dhe institucioneve bankare.
Los carteles narcos ESTÁN TIRANDO GRANADAS ADENTRO DE LOS SUPERMERCADOS LLENOS DE GENTE.
Mientras tanto, Sheinbaum pidiéndole al gobierno de Corea del Sur que BTS de más recitales en México ☠️ pic.twitter.com/I01dFWqgOX
— lorem ipsum (@altashanta) February 22, 2026
Thirrje për qetësi nga Presidentja
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë.
“Duhet të qëndrojmë të informuar dhe të qetë”, deklaroi ajo në një reagim publik, ndërsa theksoi se shteti do të vijojë operacionet për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Alarm për qytetarët amerikanë dhe anulime fluturimesh
Për shkak të situatës së tensionuar, Ambasada e SHBA-së në Meksikë u kërkoi qytetarëve amerikanë që ndodhen në zonat e prekura të qëndrojnë në strehimore të sigurta deri në një njoftim të dytë. Paralajmërimi përfshin edhe destinacione të njohura turistike si Cancún, Guadalajara, Oaxaca dhe rajonin e Baja California.
Disa linja ajrore ndërkombëtare, përfshirë kompani amerikane dhe kanadeze, kanë njoftuar anulime fluturimesh drejt qyteteve si Puerto Vallarta, Guadalajara dhe Manzanillo, ndërsa disa avionë janë detyruar të kthehen mbrapsht për arsye sigurie.
Eliminimi i “El Mencho” konsiderohet një fitore e madhe simbolike dhe strategjike në luftën kundër karteleve të drogës. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se rruga drejt stabilitetit mbetet e gjatë dhe e vështirë.
Analistët paralajmërojnë se vakumi i krijuar në krye të CJNG mund të sjellë përplasje të reja për pushtet brenda organizatës, duke rritur rrezikun e një vale të re dhune në Meksikë.
Ndërsa autoritetet përpiqen të rikthejnë kontrollin, vendi përballet me sfidën e zakonshme, goditja e një lideri të madh të krimit të organizuar nuk nënkupton domosdoshmërisht fundin e rrjetit që ai drejtonte.