Juglindja në KAOS total! ARRSH pezullon punimet tek “Arrat e Gurrës” dhe TËRHEQ mjetet e firmës për të kryer rivlerësim gjeologjik të terrenit

Prej ditësh tashmë aksi rrugor Librazhd-Prrenjas është duke u përballur me një situatë të vështirë, pasi në zonën e quajtur Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë segmenti rrugor  është bërë i pakalueshëm për shkak të rrëshqitjeve të tokës.

Përmes një postimi zyrtar, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim përmes së cilit ka njoftuar se tashmë janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese të punimeve si edhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Teksa ka shtuar se është duke u kryer një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik.

Kjo tërheqje e mjeteve të punës së kompanisë, ngre pikëpyetje sa i përket periudhës kohore që do t’i duhet më pas këtij aksi shumë të rëndësishëm të “rikuperohet”, duke e lënë kështu pezull situatën tek “Arrat e Gurrës”.

Më tej ARRSH ka shkruar se ky vendim, për të bërë një rivlerësim urgjent gjeologjik, është parrë pasi: “terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”.

Më tej ARRSH rikujtoi edhe një herë segmentet alternative, për autoveturat segmenti Maliq-Gramsh, dhe për mjetet e tonazhit të rëndë Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit.

Postimi i plotë:

Njoftim

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.

Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.

ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT