“Jeni si ai peshku që ju prek me feçkë e ju bën si vetja”, Berisha shpërthen në Kuvend: Po kërkoni të mbroni Ramën

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, në seancën e sotme parlamentare, kryedemokrati Berisha ka reaguar ashpër në lidhje me kërkesën e socialistëve për të bërë ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Berisha pretendon se me anë të kësaj kërkese, socialistët po kërkojnë të mbrojnë medoemos kryeministrin Rama, duke i krahasur ata me peshkun që nëse të prek me feçkë të bën si vetja.
Më tej kreu i Partisë Demokratike shpërtheu ashpër duke u shprehur se nëse ndryshimet në këtë Kod do të bëhen atëherë ky do të jetë një ligj i paimagjinueshëm që prek interesat e qytetarëve.
Fjala e Berishës: Kjo që bëtë është një krim i madh ndaj Kushtetutës dhe shtetit ligjor, kjo që bëtë ju është goditja fatale e shtetit, e interesave të çdo qytetari shqiptar ëhstë jashtë çdo lloj konceptimi. Në një kohë kur kjo kushtetutë përcakton pezullimin, ju kërkoni për të mbrojtur Edi Ramën, i fusni mburojë të antipezullimit. Po bëheni qesharak, kjo është një gjë e paimagjnueshme, të gjithë këta që keni futur ju, këta bllokohen me kushtetutë e ju tentoni t’i mbroni. Ai është ligj i Lindave, Lindës së Surrelit dhe Lindës së AKSHI-t, dua ta marr tani pritavisht, baxhanku tenderat tani do t’i marrë me ligj tenderat e AKSHI-t, ju jeni si një lloj peshku që ju prek me feçkë e ju bën si vetja.