I la të “dërdëllisin” për suksese gjithë mëngjesin, pasdite “këputi” gjysmën e kabinetit, Edi Rama i habit të gjithë (NDRYSHIMET NË QEVERI)

Deputetët socialistë janë mbledhur prej 9 orësh në Pallatin e Brigadave dhe kanë bërë prezantimin e punëve të tyre, ndërkohë që një ndër çështjet më të rëndësishme ishte ajo për fatin politik të Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për disa akuza.

Mirëpo, pas diskutimesh të gjata dhe versione të shumta nga socialistët, Edi Rama ka bërë atë që di të bëjë më mirë, ka vendosur vetë pikat mbi “i”, duke formatuar gjysmën e kabinetit.

Ministrat kanë nisur prej paradites së sotme të prezantojmë punët që kanë bërë dhe të shpalosin objektivat e dikastereve që drejtojnë, ndërkohë që një nga një janë shfaqur në platformën e kryeministrit për t’i parë dhe publiku.

Diskutimet Edi Rama i hapi vetë, duke ju drejtuar për plot 100 minuta socialistëve në sallë dhe gjithë atyre që e ndiqnin drejtpërdrejt. Ndërkohë, çdo 30 minuta, radhën e kishin anëtarët e kabinetit që u flisnin qytetarëve për arritjet dhe ato që kishin ende për të bërë.

Mbledhja ishte tepër hermetike dhe për 9 orë nga Pallati i Brigadave nuk doli asgjë, deri kur Edi Rama vendosi pasdite t’i habiste të gjithë duke riformatuar gjysmën e kabinetit, me emërime, largime dhe rotacion.

Çështje e ditës ishte fati politik i Belinda Ballukut, por në fund kryeministri provoi për herë të disatë se ai vazhdon të jetë njeriu i surprizave dhe bashkë me zëvendëskryeministren, karriget e kabinetit duhet t’i lironin edhe të tjerë.

Ndër vendimet e para që kanë dalë nga mbledhja, ka qenë largimi i Elisa Spiropalit nga Punët e Jashtme dhe emërimi i diplomatit Ferit Hoxha në vend të saj; si dhe ikja e Belinda Ballukut e zëvendësimi i saj nga Enea Karakaçi në Ministri, e Albana Koçiu në postin tjetër si Zëvendëskryeministre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT