“Harruat kur paraardhësi im e quante l*vire prokuroren”, Edi Rama paralajmëron drejtësinë: Paguheni sa frëngu pulën, merruni me mesazhin! Altin Dumani një prokuror kurajoz

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me deputetët dhe ministrat socialistë, përcolli mesazhe të qarta për prokurorët dhe gjyqtarët në vendin tonë, duke theksuar se pavarësia e drejtësisë është një arritje e forcës politike që ai drejton.

Kreu i qeverisë vuri në dukje faktin se Shqipëria nuk e ka luksin që të gabojë apo të vonohet në rrugën e saj të zhvillimit, duke paralajmëruar frikën se tepërimi në emër të “antikorrupsioni” mund të sjellë dëmtime.

“Ne nuk kemi luksin, Shqipëria nuk e ka luksin të vonohet për t’i nxjerrë këto mësime dhe këto rreziqe janë serioze, nuk janë imagjinare, dhe prandaj duhen marrë në konsideratë nga të gjithë për sa kohë nuk e kanë prekur palcën e zhvillimit ekonomik të këtij vendi, kur antikorrupsioni është bërë një kurë e dëmshme se sa vetë korrupsioni. Ka mijëra studime, doktoratura për këtë temë.

Por, ndërkohë unë personalisht qëndroj me shpresë dhe besim dhe përpiqem t’ju ushqej me këtë shpresë shumë partizanë të zhgënjyer nga reforma në drejtësi, pasi gjithmonë dhe më të shumta janë rastet e brutalitetit, të prokurorëve por dhe të gjyqtarëve”, tha Rama.

I ndalur më tej te deklaratat e njëpasnjëshme të bëra nga institucionet e drejtësisë sa i përket atyre që ata i kanë quajtur “presione” të kryeministrit Rama ndaj tyre, kryesocialisti theksoi se deklaratat e tij janë thirrje për përgjegjësi dhe standarte më të larta profesionale.

Në fjalën e tij, Rama rikujtoi se qeveria që ai drejton ka qenë mbështetësja më e madhe e pavarësisë së drejtësisë, duke dorëzuar “shpatën e drejtësisë” në duart e institucioneve përkatëse. Ndryshe nga ajo e paraardhësit të tij, Sali Berisha i cili vijon të “shënjestrojë” SPAK, dhe ish-kreun e saj, Altin Dumanin, një njeri që Rama e cilësoi si “prokurori më kurajoz”.

“Pavarësisht faktit që unë nuk jam aktor politik, por kryeministri i dalë nga një votë popullore që i dha PS një fitore të hatashme dhe kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisës më mbështetës i pavarësisë në drejtësi dhe faktori politik më i heshtur nga fajet dhe gafet, në thelb unë ngre probleme serioze me të cilat duhet të merren në fakt pikërisht hartuesit e atyre deklaratave të kota dhe para se të shkruajnë me kollaj fjalën presion, është fjalë e madhe presion, për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre që jam unë, mirë është ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi e ulte dhe e ngrinte lavire prokuroren e përgjithshme.

Ose nëse ju vjen zor ta kujtojnë ku ishin fshehur, le të mos e harrojnë se tani sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot jo një deklaratë po gjysmë llafi, pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz mu te dera e SPAK”, tha Rama më tej.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Nga frika po as do të ketë sipërmarrje të lirë dhe larg qoftë deri dhe një konsumator të çliruar nga frika se mund të bjerë në sy. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara. Ne nuk kemi luksin, Shqipëria nuk e ka luksin të vonohet për t’i nxjerrë këto mësime dhe këto rreziqe janë serioze, nuk janë imagjinare, dhe prandaj duhen marrë në konsideratë nga të gjithë për sa kohë nuk e kanë prekur palcën e zhvillimit ekonomik të këtij vendi, kur antikorrupsioni është bërë një kurë e dëmshme se sa vetë korrupsioni. Ka mijëra studime, doktoratura për këtë temë.

Por, ndërkohë unë personalisht qëndroj me shpresë dhe besim dhe përpiqem t’ju ushqej me këtë shpresë shumë partizanë të zhgënjyer nga reforma në drejtësi, pasi gjithmonë dhe më të shumta janë rastet e brutalitetit, të prokurorëve por dhe të gjyqtarëve. Këta të fundit kanë arritur maja që habisin dhe mbështetësit më të verbër anglishtfolës të këtij qyteti të reformës në drejtësi, të cilët kur dëgjojnë që një gjykatës i thotë prokurorit “rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën” apo një tjetër gjykatës në apel i jep akuzës një dënim dhe më të rëndë se ai që kishte në shkallë të parë, kujtojnë anglishtfolësit që këto janë bomba artizanale të propagandës.

Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në horizontin e pushtetit gjyqësor dhe këtë shqetësim ma përforcon një fakt që unë ngre shqetësime të kësaj natyre, këshillat e prokurorisë dhe gjyqësorit sipas rastit më ngjeshin si pusull poste disa deklarata si ato të njerëzve që një daulle dasme u prish gjumin e drekës me disa thirrje bajate për aktorët politikë që të mos i bëjnë presion drejtësisë, bla bla. Pavarësisht faktit që unë nuk jam aktor politik, por kryeministri i dalë nga një votë popullore që i dha PS një fitore të hatashme dhe kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisës më mbështetës i pavarësisë në drejtësi dhe faktori politik më i heshtur nga fajet dhe gafet, në thelb unë ngre probleme serioze me të cilat duhet të merren në fakt pikërisht hartuesit e atyre deklaratave të kota dhe para se të shkruajnë me kollaj fjalën presion, është fjalë e madhe presion, për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre që jam unë, mirë është ta kujtojnë se ku ishin fshehur kur paraardhësi e ulte dhe e ngrinte lavire prokuroren e përgjithshme.

Ose nëse ju vjen zor ta kujtojnë ku ishin fshehur, le të mos e harrojnë se tani sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot jo një deklaratë po gjysmë llafi, pasi del dhe i lexon librin e shtëpisë prokurorit tonë më kurajoz mu te dera e SPAK. Prandaj u sugjeroj të merren me mesazhe, jo me mesazherin, sepse paguhen si frëngu pulën me taksat e shqiptarëve bashkë me 500 sekretarë dhe këshilltarë që të qeverisin sistemin e drejtësisë dhe jo të ankohen për sulme inekzistente nga unë që u kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur e cila qëndronte në zyrën time e varur që nga viti 1912. Kurrë nuk do të ndërhyjmë në çështjet që i takojnë drejtësisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT