“Familja e saj nuk donin që vajza të takohej me ne!”, RRËFEHET “heroi” i Eva Dumanit, PSE dështoi riatdhesimi i mëparshëm i shqiptares

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, një pjesëmarrës në shpëtimin e Eva Dumanit nga kampi Al-Hol, ka zbuluar detaje nga momenti i shpëtimit të shqiptares pas 12 viteve në Siri.
Në një prononcim për Euronews Albania, Elezi zbuloi itenerarin e ndjekur për të shpëtuar Evën nga jetesa torturuese në Siri. Elezi shpjegon se ai së bashku me miqtë e tij që u përzgjodhën për të shpëtuar jetën e shqiptares në Siri, pas një misioni disa vjeçar arritën të shpëtonin jetën e saj me shumë mund e guxim.
Eksperti zbulon se së fundmi Eva ka qëndruar në një qytet që quhej Salkin, sipas të cilit është një vend që ka një lidhje të hershme me Shqipërinë.
“Qyteti quhet Salkin, emër i cili besohet se e ka nga shqiptarët të cilët kanë jetuar atje dhe kanë mbjellur shalqinj. Dhe tani quhet Salkin për shkak të gjuhës arabe që në fakt ka shqiptarë që jetojnë aty. Të gjithë shqiptarët janë në atë zonë, janë një komunitet, që gjenden afër kufirit me Turqinë dhe ka shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë aty dhe kanë qenë pjesë e luftës së fundit” theksoi Elezi.
I pyetur se si ishte situata në kampin sirian në momentin kur ai mberriti atje si “heroi” i Evës, eksperti zbulon se jeta e personave që banonin aty ishte në rrezik.
Nga momenti në moment mund të ndodhte një sulm nga forcat siriane për të marrë kampin që ishte nën udhëheqjen e kurdëve, duke rrezikuar jetën e qindra njerëzve.
Fjala e Elezit: Ka një kohë të gjatë që ne me dajën e saj kemi përpjekje për ta riatdhesuar Evën. Para pak muajsh u munduam ta riatdhesonim por personi i autorituzar ishte shtetas i huaj dhe u pezullua sepse u kërkuar që autoriziomi të bëhej nga një shtetas shqiptarë. Pasi situata ndryshoi pak Eva kishte arritur të largohej nga kampi ku në shkretëtirë së bashku me disa gra të tjera kishin udhëtuar rreth 4 orë pa ndërprerje derisa kanë hasur fëmijë e gra që kishin hasur në zona të minuara por këto ishin me fat.
Kishin arritur te një fshat i cili ishte në përfundim të zonës së shkretëtirës, ku kontaktuan me disa qytetarë sirianë që i ndihmuan ata deri në një vend të caktuar. Qyteti quhet Salkin, emër i cili besohet se e ka nga shqiptarët të cilët kanë jetuar atje dhe kanë mbjellur shalqinj. Dhe tani quhet Salkin për shkak të gjuhës arabe që në fakt ka shqiptarë që jetojnë aty. Të gjithë shqiptarët janë në atë zonë, janë një komunitet, që gjenden afër kufirit me Turqinë dhe ka shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë aty dhe kanë qenë pjesë e luftës së fundit.
Rreth 250 njerëz janë vendosur në Idlib, qyteti më i madh në zonën ku flasim. Qyteti Salkin është qyteti i fundit ku Eva ishte vendosur. Unë së bashku me disa miq të mi jemi kontaktuar për tya sjellë Evën këtu ku e prisnin daja dhe vëllai i saj. Kemi pritur 1 javë nga autoritetet shqiptare që të deportohet nga Turqia. Pas një jave falë bashkëpunimit që kishte zoti Ndregjonaj me autoritetet shqiptare, arritën që ta sillnin nga Turqia në Shqipëri.
Ne kemi kontaktuar me autoritetet e kampit jo me Evën, se ishim koordinuar me dajën e saj, i cili kishte frikë që ne të kishim kontakt fizik para se të siguroheshin të gjitha masat. Ata kishin një frikë të jashtëzakonshme, që nga fakti që kishin një siguri të dobët. Në çdo moment mund të ndodhte një sulm nga forcat siriane për të marrë kampin që ishte nën udhëheqjen e kurdëve. Të ndodhë ajo që ndodhi, që banorët ta thyenin zonën e të largoheshin.