Eva arriti të zhdukej nga “kampi i ferrit” më 1 shkurt! 8 ditët e para i kaloi në familjen Kaya, RRËFEHET shqiptari: Ishte gjithë kohës me nënën time, i mungonte mamaja e saj

Pas 6 viteve ferri në kampin Al-Hol, Eva Dumani ia doli të largohej nga kampi paraditen e 1 shkurtit.

Për të realizuar “operacionin e largimit” pa pengesa, mësohet se i ka ardhur në ndihmë një zyrtar i inteligjencës siriane i cili me anë të një makinë të bardhë “Renault”, shoqëroi Evën gjatë natës drejt pikës kufitare siriano-turke të Hatait. Drejt vendit po e priste daja i saj, Xhetan Ndregjoni.

Ditët e para të lirisë, Eva Dumani i kali në Adana në shtëpinë e shtetasit Erven Kaya, kryetar i shoqatës së shqiptarëve në këtë rajon.

Në një intervistë për Top Channel, Erven ka rrëfyer për lirinë e Eva Dumanit pas 12 viteve vuajtje.

Referuar deklaratave të Kajas mësohet se Eva i ka treguar atij se babai i saj, Shkëlzeni u vra disa javë pasi kishte mbërriti në Suiri në vitin 2014. I ati i kishte thënë asaj se bashkë me vëllain, Endrin, ata do të shkonin për një shëtitje pa e ditur se ku do të përfundonin.

Erven thotë se në shtëpinë e tij, pjesën më të madhe të kohës, Eva e kalonte me nënën e tij dhe ishte disi e lumtur sepse po qëndronte me shqiptarë. Por sërish ajo gjithë kohës ishte në merak se çfarë vendimi do të merrnin për të autoritet turke.

“Eva 7 apo 8 ditë ka qëndruar te ne, kur ka ardhur është çliruar se erdhi te shqiptarë. Por prapë ishte nervoze se për shumë vite ajo nuk e ka parë nënën e saj” shprehet Erven.

Erven bën me dije se vëllai i tij përktheu bisedën me Evën dhe me zyrtarët e Inteligjencës turke pasi ata u vunë në dijeni nga inteligjenca shqiptare sepse ajo kishte hyrë në territorine Turqisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT