Erion Braçe për dhunën ndaj artistëve te Vila e Enverit: Shqiptarët dhe të huajt nuk ua kanë borxh urrejtjen

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së ndodhur ditën e sotme pranë Vilës së Enverit, ku u ushtrua dhunë ndaj 10 artistëve të huaj. Ai e ka cilësuar këtë akt si një sulm terrorist dhe ka theksuar se shqiptarët dhe të huajt nuk i detyrohen askujt dhunën dhe urrejtjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë, duke theksuar se institucionet duhet të marrin masa për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve të huaj në vend.

Postimi i Braçes:

“LAGJIA E ISH BLLOKUT, GODINA E FONDACIONIT KULTUROR FRAKO SHQIPTAR ART EXPLORA;

BRENDA SAJ, NE MOMENTIN E SULMIT ISHIN 12 ARTISTE NDERKOMBETARE E SHQIPTARE-te gjithe te rrezikuar ne jeten e tyre!

KY ESHTE TERRORIZEM!

Me i ndyri dhe me i poshtri ndodhur ndonjehere ne kete qytet!

Keta artiste, kjo lagje, banoret dhe sipermarresit, shqiptare e te huaj qe frekuentojne kete lagje, NUK I KANE ASNJE BORXH KERKUJT!

Urrejtja ndaj ketij qyteti dhe popullit te tij, eshte e ndyre, e poshter dhe tani vrasese!

Nese ky vend ka Prokurori e Gjykate, nese ky popull paguan prokurore e gjykates, ky eshte rasti per ti pare te VENDOSIN!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT