Erion Braçe lë pas debatet e Kuvendit dhe uron Dash Sulën, meraku i vetëm: Po tani kush do flasë për fshatin?! Mendoje dhe njëherë

Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë publikisht një mesazh urimi për kundërshtarin opozitar Dashnor Sula, i cili sot është prezantuar zyrtarisht nga kryeministri Edi Rama, në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Në mesazh, veç urimit, Erion Braçe tregon edhe një merak për Dash Sulën.

“Urime Dash! Pune te mbare! Sinqerisht! Dua shume ti hysh i ti dalesh ne fund sic ligji parashikon: Gjoba nuk eshte alternative e pare! Po bere kete, ja ke dale! Nderkohe nje merak e kam; Kush do flase per fshatin tani?

Se ti flisje gjithmone per fshatin, vecanerisht kete sezon. Te ndiqja dhe une. Tani kush do flase? Eshte humbje e madhe per fshatin Dash! Mendoje dhe kete”, shkruan deputeti Erion Braçe teksa ndan një fotografi të Kryeinspektorit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT