E quajti komunist, Arlind Qori nuk “ia përton” Edi Ramës: Hajvan, kryeministri i vendit më të korruptuar në Europë

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste vuri në dukje faktin se Shqipëria nuk e ka luksin që të gabojë apo të vonohet në rrugën e saj të zhvillimit, duke paralajmëruar frikën se tepërimi në emër të “antikorrupsioni” mund të sjellë dëmtime.
Mes fjalëve, Rama u ndal edhe te Arlind Qori, të cilin e quajti “komunist” që sipas tij, së bashku me Agron Shehajn e “Mundësisë”, “i mbajnë sytë nga stacioni i trenit duke pritur që SPAK-u t’u hapë rrugën”.
E lidhur me këto deklarata të kreut të qeverisë Qori ka vendosur që të reagojë shkurtimisht duke ironizuar fjalët e kryeministrit dhe duke iu referuar këtij të fundit me epitetet “i korruptuar” dhe “hajvan”.
“Kryeministri i një prej vendeve më të korruptuara të Evropës (e më gjerë) tha se antikorrupsioni mund të sjellë pasoja më të rënda se korrupsioni. I korruptuar dhe hajvan”, shkruan Qori.