E dehur në timon, përplas 11 automjete, ndalohet nga policia greke 60-vjeçarja

Momente paniku kanë përjetuar qytetarët në Alimos në Greqi. Një shofere rreth 60 vjeç, e dehur në timon ka përplasur 11 automjete të tjera që ishin të parkuara.

Drejtuesja e automjetit u ndalua dhe u shoqërua në polici.

Banorët që ndodheshin aty pranë janë përfshirë nga paniku dhe kanë treguar se kanë dëgjuar zhurmë të fortë dhe më pas kanë parë edhe ngjarjen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT