Dy vajzat nga Kazakistani “fole prostitucioni” pranë Drejtorisë së Policisë, efektivët zbarkojnë te “Tregu Çam” dhe i arrestojnë

Dy vajza nga Kazakistani kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohen se ushtronin prostitucion në kryeqytet në një apartament të marrë me qira në rrugën “Çamëria”, njohur ndryshe dhe si “Tregu Çam”.
Gjithashtu, ka nisur procedimi penal edhe për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.
Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kazakistaneze K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.