“Do kujdesemi për shumë persona të sëmurë!” Trump “i afrohet” Groenlandës me mënyra të reja, po dërgon anije-spital

Presidenti Donald Trump përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social” ka lajmëruar se në Groenlandë do të dërgohet një anije-spital për tu kujdesur për ata të sëmurë të cilët sipas tij nuk kanë marrë shërbim në spitalet e tyre.
“Duke punuar me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, po dërgojmë një anije-spital në Groenlandë për t’u kujdesur për shumë persona të sëmurë dhe të pashërbyer. Është rrugës.” Ka shkruar Trump në TruthSocial, teksa më tej ka shtuar imazhin e një anijeje spitalore e cila mban flamurin amerikan.
Ndërkohë kujtojmë se “dashuria” e Trump për Groelandën, është jo e re tashmë pasi ai prej kohësh është duke bërë përpjekje për të patur atë. Teksa i gjithë ky sipar përpjekjesh ka sjellë jo pak polemika e përplasje.